Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka pritur delegacionin e iniciativës America250, projekt dypartiak i krijuar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti bëri të ditur se delegacioni përfshinte figura të njohura nga akademia, politika, ushtria dhe fusha të tjera, si në Kosovë ashtu edhe në ShBA.
Të lidhura
None found
Ai shkroi se gjatë një takimi të ngrohtë dhe të sinqertë është diskutuar për progresin e jashtëzakonshëm të Kosovës në vitet e fundit, si edhe për mënyrat e bashkëpunimit për zhvillimin e mëtejshëm të vendit në sektorë të ndryshëm, përfshirë politikën e jashtme, energjinë, mbrojtjen dhe sigurinë.
Postimi i plotë:
Sot mirëprita në Zyrën e Kryeministrit delegacionin e iniciativës America250, një projekt dypartiak i themeluar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Delegacioni përbëhej nga personalitete të shquara të akademisë, politikës, ushtrisë dhe fushave të tjera, në Kosovë si dhe në ShBA.
Në një takim të ngrohtë dhe të sinqertë, kemi biseduar për progresin e jashtëzakonshëm të Kosovës gjatë viteve të fundit dhe mënyrat se si mund të bashkëpunojmë për zhvillimin e mëtejshëm të vendit në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë politikën e jashtme, energjinë, mbrojtjen dhe sigurinë.
