Flakët përfshijnë një automjet në Korçë, zjarrfikësit ndërhyjnë në vendngjarje

Një automjet u përfshi nga zjarri këtë të enjte në qytetin e Korçës. Nga pamjet e siguruara duket se mjeti është i pushtuar plotësisht nga flakët, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll dhe shuarjen e flakëve. Deri tani nuk raportohen persona të lënduar.

Të lidhura

None found


Shtuar 2.07.2026 16:01