Agron Shehaj: Protesta vazhdon deri në largimin e Ramës dhe qeverisë, zyrtarët duhet të përballen me drejtësinë

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, e ka cilësuar të papranueshme largimin e deputetëve dhe ministrave socialistë nga ambientet e Parlamentit këtë të premte, në një kohë kur sipas tij protestuesit po dhunoheshin “në mënyrë barbare” për t’u hapur rrugë automjeteve të zyrtarëve.

Përmes një videomesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Shehaj deklaroi se ministrat dhe deputetët duhet të japin llogari për padrejtësitë që, sipas tij, kanë kryer ndaj qytetarëve shqiptarë, të cilët prej më shumë se 1 muaj po kërkojnë dorëheqjen e kësaj qeverie.

Të lidhura

None found

Ai u shpreh se zyrtarët duhet të dalin para popullit dhe të mbajnë përgjegjësi për mënyrën se si, sipas tij, i kanë vjedhur qytetarët dhe ua kanë bërë jetën të pamundur në Shqipëri. Sipas Shehajt, ata nuk mund të besojnë se përmes policisë do të arrijnë të ndalin protestën dhe të vijojnë të mbeten në pushtet.

Sipas kreut të Mundësia, fundi i tyre ka ardhur dhe protesta e qytetarëve nuk do të ndalet deri sa të arrihet objektivi i saj, dorëheqja e qeverisë Rama.

Në reagimin e tij të plotë, Shehaj tha: “Shikoni se si ministrat dhe deputetët e mazhorancës ia mbathin me makina ndërkohë që policia dhunon në mënyrë barbare protestuesit. Kjo është e papranueshme. Këta duhet të japin përgjigje, duhet të dalin përpara drejtësisë. Duhet të dalin para popullit të mbajnë përgjegjësi se si i kanë vjedhur ata, se si ua kanë bërë jetën të pamundur në Shqipëri dhe nuk mund të mendojnë se nëpërmjet policisë mund të ndalin protestën dhe mund të vazhdojnë të qëndrojnë në pushtet. Ju ka ardhur fundi. Protesta nuk ndalet, protestuesit do vazhdojnë deri sa ata të ikin”, deklaroi Shehaj.

https://www.facebook.com/reel/1022817226865891/


Shtuar 2.07.2026 16:00