Protestuesit rrethojnë Parlamentin, bllokohet dalja kryesore dhe deputetët me ministrat mbeten brenda

Tensioni para Kuvendit është përshkallëzuar ndjeshëm. Pas përfundimit të seancës plenare, ministrat e qeverisë dhe deputetët e Partisë Socialiste kanë mbetur të izoluar në ambientet e Parlamentit.

Shkak është bërë lëvizja e një numri të madh protestuesish, të cilët janë ulur në tokë dhe kanë bllokuar plotësisht hyrje-daljen kryesore të godinës.

Të lidhura

None found

Me praninë e tyre, qytetarët kanë krijuar një kordon njerëzor që ka pamundësuar lëvizjen e automjeteve zyrtare.

Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e policisë, të cilat kanë tentuar të hapin kalimin dhe të largojnë protestuesit nga rruga. Por ata janë përballur me kundërshtim të fortë nga qytetarët, të cilët kanë refuzuar të largohen dhe kanë vijuar të qëndrojnë të ulur në asfalt, duke brohoritur njëzëri kundër qeverisë.

 

 


Shtuar 2.07.2026 12:57