VIDEO/ Studentët i vënë flakën Ministrisë së Arsimit, përplasje e fortë në Rrugën e Durrësit

Protestuesit kanë vijuar përplasjet me policinë te rruga e Durrësit përballë Ministrisë së Arsimit. Përveç goditjeve me sende të forta ndaj godinës së ministrisë dhe policisë, të rinjtë kanë vënë zjarrin edhe një prej ballkoneve ballore të ministrisë.

Ata  kanë goditur me molotovë edhe në drejtim të ministrisë.

Të lidhura

None found

 

 

Pavarësisht se policia ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të qytetarëve, këta të fundit janë afruar sërish dhe refuzojnë që të largohen nga Rruga e Durrësit.

Tashmë ka një ofensivë nga policia, që po përpiqet të shpërndajë studentët.

Ata shprehen se jetesa në Tiranë thuajse është bërë e pamundur, duke kërkuar ndryshim të sistemit.

 


Shtuar më 14.10.2026 14:44