VIDEO/ Protestuesit largojnë Edi Palokën: Deputet i krimit, e godasin me shishe me ujë

Protestuesit nuk kanë pranuar në mesin e tyre sot deputetë dhe eksponentë të Partisë Demokratike. Të rinjtë kanë qenë të irrituar nga prania e deputetit të PD Edi Paloka.

Ata i kanë kërkuar Palokës të largohet nga protesta e tyre.

Të lidhura

None found

Paloka fillimisht ka kundërshtuar, por studentët dhe të rinjtë kanë qenë të vendosur për ikjen e tij nga rruga, duke e quajtur deputet i krimit.

Ata e kanë goditur deputetin edhe me ujë dhe shishe.

 


Shtuar më 14.10.2026 14:14