Sa fitojnë donatorët e spermës në vende të ndryshme të botës?

Dhurimi i spermës është një procedurë që shërben për të ndihmuar çifte ose individë që nuk arrijnë të kenë fëmijë në mënyrë natyrale, ndërsa për personat që dhurojnë ai shoqërohet edhe me kompensim financiar.

Sipas Donatesperm.com, donatorët e spermës në botë mund të përfitojnë deri në 1,400 dollarë në muaj, si dhe 300 dollarë shtesë për raste të suksesshme, në varësi të shpeshtësisë së vizitave dhe kohëzgjatjes së përfshirjes në program.

Të lidhura

None found

Në fazën e përzgjedhjes, kandidatët mund të marrin një bonus të vetëm pasi pranohen në program, ndërsa pagesa zakonisht kryhet me çek ose përmes formave të tjera të rimbursimit.

Zakonisht, donatorëve u kërkohet të paraqiten në klinikë të paktën dy herë në javë për një periudhë minimale prej rreth gjashtë muajsh, ndërsa shuma e përgjithshme që marrin varet nga numri i dhurimeve dhe cilësia e tyre.

Megjithatë, theksohet se për shumë prej donatorëve, arsyeja kryesore mbetet ndihma ndaj çifteve që duan të krijojnë familje.

Së fundi, në Kosovë ish banorja e BBVK-së, Xhuliana Nura ka ndjekur trajtim me IVF (fertilizim in vitro), duke realizuar ëndrrën për t’u bërë nënë vetushqyese. /Klankosova.tv

https://klankosova.tv/xhuliana-nura-perballe-kritikave-pas-vendimit-per-shtatzeni-me-ivf-video/embed/#?secret=6YkRRdDoyP#?secret=ZxbbufTScD
https://klankosova.tv/pamje-ekskluzive-nga-premiera-e-dokumentarit-te-xhulit-per-shtatzenine-me-ivf/embed/#?secret=w0tbASMglT#?secret=gyzu9wlxGz