Gjatë një takimi me të gjitha inspektoratet rajonale të qarkut të Beratit, Kryeinspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula kërkoi që institucionet të jenë në gatishmëri të plotë për të parandaluar çdo problem që mund të shfaqet në sezonin veror turistik.
Ai paralajmëroi se çdo subjekt që ndot lumin ose mjedisin do të ndëshkohet me gjoba.
Të lidhura
None found
Sula theksoi se shtimi i numrit të turistëve kërkon vëmendje të veçantë nga AKU-ja, në mënyrë që të shmanget çdo problematikë. Sipas tij, kontrollet duhet të rriten, që të mos krijohen situata të vështira në restorante, hotele apo bujtina.
Kryeinspektori bëri të ditur gjithashtu se gjatë këtij sezoni në gatishmëri të plotë do të jenë edhe Inspektorati i Higjienës dhe ai i Shëndetësisë.
“Sigurisht institucionet do të vazhdojnë punën, do të ushtrojnë funksionin ekonomik të tyre, por brenda të gjithave rregullave”, u shpreh ai.
Ndër të tjera, Sula tha se disponon një raport të detajuar nga çdo institucion në varësi të tij për problematikat e hasura, ku mes çështjeve më të rëndësishme mbetet edhe masakra mjedisore e shkaktuar prej vitesh nga operimi i firmave të nxjerrjes së pllakave të gurit dekorativ nga mali i Tomorit.
