MPB Maqedoni ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit, efektivët e policisë kanë ndaluar katër shoferë në pjesë të ndryshme të vendit, pasi drejtonin automjetet pa leje drejtimi të vlefshme.
Të lidhura
None found
Të arrestuarit janë persona nga Shkupi, Koçani, rrethina e Kërçovës dhe rrethina e Tetovës.
“Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime penale përkatëse. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, të mos drejtojnë mjet pa leje drejtimi të vlefshme ose nëse u është lëshuar ndalim drejtimi ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, dhe të gjithë së bashku të kontribuojnë për një trafik më të sigurt”, thuhet nga MPB.

