Në territorin e Maqedonisë së Veriut, nesër dhe pasnesër pritet mot me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe breshër.
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike bën të ditur se gjatë ditës së nesërme dhe të premtes vendi do të ndikohet nga një masë ajrore e paqëndrueshme dhe e ndryshueshme, e cila do të sjellë reshje intensive, bubullima dhe stuhi lokale. Më pas, parashikohet stabilizim i kushteve atmosferike, i shoqëruar me erë të fortë nga veriu.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit të institucionit përgjegjës, moti nesër dhe të premten do të jetë i paqëndrueshëm dhe me vranësira të ndryshueshme, ndërsa në disa intervale do të ketë shi dhe bubullima.
Parashikimi tregon se në disa zona të vendit mund të zhvillohen stuhi të shoqëruara me reshje të dendura, ku në vende të caktuara sasia e shiut mund të tejkalojë 15 litra për metër katror. Krahas reshjeve dhe bubullimave, priten edhe erëra të forta me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë, si dhe paraqitje e breshërit.
