Sipas një analize të publikuar nga Gradient Sports, janë identifikuar futbollistët që kanë treguar aftësinë më të madhe për të përdorur njësoj mirë të dyja këmbët gjatë Kupës së Botës 2026. Vlerësimi është bazuar në çdo pasim, goditje, krosim dhe largim topi të regjistruar në turne.
Në vendin e parë renditet veterani kroat Ivan Perisic, i cili ka arritur ekuilibrin ideal mes këmbës së djathtë dhe të majtë.
Të lidhura
None found
Të dhënat statistikore tregojnë se Perisic ka raport 50/50, çka i jep edhe maksimumin prej 100 pikësh në indeksin e balancës.
Menjëherë pas tij vijnë mbrojtësi norvegjez Torbjorn Heggem dhe francezi Ousmane Dembele, të cilët kanë pothuajse të njëjtin shpërndarje në përdorimin e të dyja këmbëve, me raport 49/51 dhe nga 98 pikë secili.
Në pozitën e katërt gjendet mbrojtësi uzbek Rustam Ashurmatov me 94 pikë, ndërsa top-pesëshja mbyllet me përfaqësuesin e Marokut, Brahim Diaz, që ka raport 47/53 dhe 93 pikë.
Me të njëjtin total prej 93 pikësh figuron edhe kroati Marin Pongracic, ndërsa Josko Gvardiol, po ashtu nga Kroacia, zë vendin e shtatë me 90 pikë, duke nxjerrë sërish në pah nivelin teknik të futbollistëve kroatë.
Dhjetë vendet e para plotësohen nga Yazan Al-Arab i Jordanisë, Manuel Akanji i Zvicrës dhe talenti i Bregut të Fildishtë, Yan Diomande.
Kjo listë dëshmon se përdorimi efikas i të dyja këmbëve po merr gjithnjë e më shumë peshë në futbollin modern.
Lojtarët që e zotërojnë këtë cilësi bëhen më të vështirë për t’u lexuar në fazën sulmuese, ofrojnë më tepër alternativa në ndërtimin e aksioneve dhe përshtaten më lehtë me role të ndryshme taktike.
