Ford rikthen inxhinierët me përvojë pasi sistemet e IA-së dështuan në kontrollet e cilësisë

Ford ka njoftuar se ka marrë sërish në punë disa inxhinierë njerëzorë, pasi inteligjenca artificiale nuk arriti të barazohej me aftësitë dhe eksperiencën e tyre.

Të lidhura

None found

Gjiganti amerikan i automobilave kishte integruar këtë teknologji në disa segmente të aktivitetit të vet, përfshirë edhe proceset e kontrollit të cilësisë, në përpjekje për të përfituar nga një mjet që, sipas zhvilluesve, mund të ulë shpenzimet dhe të rrisë efikasitetin, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, Bloomberg raportoi se drejtues të kompanisë thanë se në vitet e fundit Ford ka rikthyer në punë më shumë se 300 inspektorë veteranë të cilësisë, për të mbuluar mangësitë e sistemeve të automatizuara.

Charles Poon, nënkryetar i inxhinierisë së pajisjeve të automjeteve, u tha gazetarëve se “Inteligjenca artificiale është një mjet fantastik, por është aq e mirë sa informacioni që përdorni për ta trajnuar atë”.

Ai shtoi se gjatë viteve të kaluara kompania nuk i kishte kushtuar vëmendjen e nevojshme përvojës së inxhinierëve më të ditur, të cilët kishin qenë pjesë e shumë cikleve të produkteve.

Ford renditet mes kompanive të shumta që kanë përqafuar valën e entuziazmit rreth inteligjencës artificiale, sidomos në një kohë kur Wall Street e ka parë teknologjinë si një mënyrë për të rritur marzhet.

Në një intervistë me autorin Walter Isaacson qershorin e kaluar, shefi i Ford, Jim Farley, deklaroi se “IA do të lërë pas shumë punonjës të jakës së bardhë”.

Ndërkaq, gjatë një telefonate mbi të ardhurat në tetor, drejtori operativ Kumar Galhotra tha se kompania po “vendoste IA në të gjithë sistemin industrial”.

Sipas tij, kjo përfshinte edhe instalimin e 900 kamerave të mbështetura nga IA në fabrikat e saj, “për të zbuluar problemet e cilësisë në burim dhe për të na ndihmuar të zbusim ndërprerjet e furnizimit”.

Por të mërkurën, Poon u tha gazetarëve se kontrollet e cilësisë të udhëhequra nga IA nuk kishin përmbushur pritshmëritë e kompanisë.

“Gabimisht, menduam se duke futur vetëm inteligjencën artificiale dhe duke përvetësuar kërkesat e projektimit që kishim, kjo do të prodhonte një produkt me cilësi të lartë”, tha ai.

Sipas raportimeve, Poon theksoi se mjeteve të automatizuara u mungonin trajnimi dhe ekspertiza që zotëronin teknikët veteranë. Ai vuri në dukje gjithashtu se shumë prej tyre ishin larguar nga kompania para se njohuritë e tyre të shfrytëzoheshin për të përmirësuar teknologjinë.

Ai tha se këta punonjës janë rikthyer më pas për të trajnuar sistemet e kompanisë dhe njëkohësisht për të mentoruar punonjësit më të rinj.

“Ne e kuptuam se, për të përmirësuar disa nga mjetet tona të automatizimit, të të mësuarit automatik dhe të inteligjencës artificiale, na duhej të siguroheshim që ato të trajnoheshin nga individët më me përvojë”, tha ai, sipas Bloomberg.

Pranimi nga Ford i mangësive të saj në përdorimin e IA-së erdhi në të njëjtën kohë kur kompania vlerësoi rikthimin në krye të një indeksi që përdoret gjerësisht në industri si pikë referimi për matjen e cilësisë së automjeteve.

Kompania tha se ishte prodhuesi më i mirë i makinave në Studimin e Cilësisë Fillestare JD Power të SHBA-së, një pozicion që nuk e kishte mbajtur që nga viti 2010.

Në një njoftim për shtyp lidhur me këtë arritje, Ford deklaroi se “arritja e cilësisë më të mirë në klasën e saj kërkonte një rifreskim të konsiderueshëm të talenteve”.

Sipas kompanisë, kjo përfshiu zëvendësimin e drejtuesve të lartë në inxhinieri, zinxhirin e furnizimit dhe prodhim, si edhe punësimin e rreth 300 inxhinierëve veteranë “të cilët mbajnë mençurinë e fituar me mund të dekadave të dizajnit”. /Telegrafi/


Shtuar 29.06.2026 17:39

casibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetkavbetGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibombetpasjojobetjojobet girişKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetgrandpashabetHoliganbet girişgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetBetpasgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişimajbetjojobet