Mirësia në ditët e sotme, sipas diskutimeve, po bëhet gjithnjë e më shpesh edhe për interes.
Në emisionin “Shoqet”, Mbresa Hajrullahu deklaroi se kjo vjen si pasojë e egoizmit të njerëzve, transmeton Klankosova.tv.
Të lidhura
None found
“Ti mundesh me marrë një të mirë të vogël deri te ajo më e madhja, dhe me ardhë në përfundim që çdo gjë që e bëjmë në fund të ditës e bëjmë për vete”, tha ajo në Klan Kosova.
Në anën tjetër, gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka, u shpreh se me kalimin e viteve njeriu arrin të jetë në paqe me veten, sepse, sipas saj, ai që është më i matur nuk pret më asgjë nga të tjerët.
Edhe gazetarja Edlira Çefalia-Zeka vlerësoi se mirësia duhet të bëhet vetëm për paqen e vetes.
