Bilancet e fundit me Covid-19, rriten rastet e reja

21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID, nga 2451 testime të kryera në 24 orët e fundit, duke pësuar një rritje të lehtë pasi një ditë më parë u shënuan 18 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë njofton se nuk ka asnjë humbje jete, ndërkohë që aktualisht janë 156 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Sakaq në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.

Nga COVID janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,074 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

21 qytetarë në këto bashki:

8 raste në Tiranë, nga 3 raste në Durrës, Elbasan, 2 në Konispol, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Vlorë, Sarandë, Cerrik.

Statistika (18 Korrik 2021)

Raste të reja ditore      21

Të shëruar në 24 orë     2

Të shtruar në spitale      5

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2451

Testime totale             855,993

Raste pozitive             132,686

Raste të shëruara        130,074

Raste Aktive                     156

Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              62

Vlorë                17

Elbasan            14

Fier                  14

Shkodër            13

Durrës              13

Lezhë                11

Korçë                5

Kukës                5

Gjirokastër        2

 


Shtuar 18.07.2021 17:00