Arilena Ara është një nga këngëtaret më të suksesshme në Shqipëri megjithëse tepër e re në moshë. Artistja mbushi dje 23 vjeç dhe përveç urimeve të shumta që mori në rrjete sociale nga të afërm e personazhe të njohur, në Instagram mbizotëruan pamjet nga festa e saj e “çmendur” e ditëlindjes. Arilena mblodhi në mbrëmje njerëzit e saj më të dashur, përfshirë këtu familjen dhe miqtë e ngushtë, në një super festë verore buzë detit. Nga videot e publikuara në story duket se këngëtarja e ka shijuar në maksimum këtë ditëlindje duke hapur shishe shampanje e duke kërcyer.
Në disa postime miqtë e saj shihen duke u larë në det. Siç edhe ajo tregoi festa ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit, në 04:27. Të ftuar në ditëlindjen e saj ishin Gjoni’s Tears, Noizy, Popi Kola etj.
Kujtojmë se një javë më parë Arilena publikoi bashkëpunimin e saj me Noizyn “Murderer” që është pritur mjaft mirë nga publiku.