Ish-deputetja Lajla Përnaska: Kam përgjegjësi për votën pro ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008 dhe kërkoj ndjesë publike

Lajla Përnaska, ish-deputete, tha se e konsideron personale përgjegjësinë për votën që dha në favor të ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, duke nënvizuar se ka kërkuar falje publike dhe se do të vijojë ta bëjë këtë edhe më tej.

Në një intervistë për emisionin Review në Euronews Albania, Përnaska u shpreh se protestat qytetare duhen parë si një thirrje për llogaridhënie dhe si kundërshti ndaj sistemit politik që, sipas saj, është ndërtuar nga dy forcat kryesore politike.

Të lidhura

None found

Ajo vlerësoi se në bazë të situatës qëndrojnë ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, të cilat, sipas saj, prodhuan një sistem jopërfaqësues që favorizon qëndrimin e gjatë në pushtet dhe ngushton të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre.

“Themeli është te ndryshimet kushtetuese të 2008-ës. Unë ndiej një përgjegjësi akoma më të madhe dhe personale, sepse jam votuese e atyre ndryshimeve. Kam kërkuar ndjesë publike dhe do të vazhdoj të kërkoj ndjesë publike për atë votim që kam bërë në vitin 2008”, tha Përnaska.

Sipas saj, sistemi zgjedhor që u ngrit pas këtyre ndryshimeve “zhduku mundësinë e qytetarëve për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre”, ndërsa parlamenti, siç u shpreh ajo, u shndërrua “nga parlament i qytetarëve në parlament të kryetarëve”.

Përnaska deklaroi gjithashtu se këto ndryshime kushtetuese, të kombinuara me ndryshimet në sistemin zgjedhor dhe me heqjen e mocionit të mosbesimit për kryeministrin, kanë krijuar një “republikë kryeministrore” dhe një rend politik që, sipas saj, ka sjellë stagnacion dhe ka penguar rotacionin politik.

Ajo shtoi se klima e tanishme politike është pasojë e veprimit të PS dhe PD, ndërsa protestat, sipas saj, përfaqësojnë reagimin ndaj establishmentit politik dhe kërkesën për ndryshim të sistemit.


Shtuar 27.06.2026 00:26

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingcasibomjojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetcasibomgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomgrandpashabetjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelermadridbetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHititbet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbetBetpas