Restaurimi i Valanicës dhe Mullirit në Bellobrad të Dragashit merr fund

Valanica dhe Mulliri në fshatin Bellobrad të Dragashit janë restauruar, bëri të ditur ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci.

“Dy zeje tradicionale, nën të njëjtën çati”, shkroi Bogujevci në një postim në Facebook.

Të lidhura

None found

Sipas saj, ky aset, që prej shekullit XIX, është përdorur për bluarjen e grurit dhe misrit, si dhe për përpunimin e leshit që shërbente për prodhimin e veshjeve tradicionale.

Bogujevci theksoi se veçantia e tij qëndron te bashkimi i këtyre dy veprimtarive në një ndërtesë të vetme, duke e cilësuar atë si dëshmi të jetës dhe mjeshtërisë së dikurshme në Opojë.

Ajo vlerësoi se përfundimi i restaurimit përbën një hap konkret në mbrojtjen dhe ruajtjen e kësaj trashëgimie.


Shtuar më 23.10.2026 18:33