SPB Ohër ka paraqitur kallëzim penal kundër Z.N. (60) nga fshati Volinë, në Komunën e Debërcës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “punë e pandërgjegjshme në detyrë”.
Sipas njoftimit, gjatë ushtrimit të funksionit si kryetar i Komunës së Debërcës, ai me vetëdije nuk ka zbatuar mbikëqyrjen që e kishte për detyrë dhe ka vepruar në mënyrë të pandërgjegjshme. Konkretisht, pa lidhur kontratë, u ka krijuar mundësi disa personave juridikë që në një objekt afarist në pronësi të komunës, në një parcelë kadastrale në fshatin Volinë, të zhvillojnë lirshëm veprimtari tregtare në periudhën 2017–2025, pa e paguar kompensimin përkatës në buxhetin komunal.
Të lidhura
None found
Nga MPB bëjnë të ditur se i kallëzuari ka vepruar në këtë mënyrë ndonëse ka qenë i informuar se, në bazë të Statutit të komunës, është përgjegjës për administrimin e pronës komunale dhe ka obligim të marrë masa për të garantuar përdorimin e saj në përputhje me ligjin. Si pasojë, sipas tyre, Komunës së Debërcës i është shkaktuar dëm i konsiderueshëm material.
