Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’i kërkojë Presidentes së Republikës autorizim për Ministrin e Financave, në mënyrë që ai të nënshkruajë Marrëveshjen e Kredisë me Bankën Evropiane për Investime (BEI).
Të lidhura
None found
Vendimi u miratua gjatë një mbledhjeje elektronike të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe i hap rrugë kërkesës për autorizimin presidencial për nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, kredia do të përdoret për financimin e një projekti që synon përmirësimin e pajisjeve mjekësore dhe të infrastrukturës shëndetësore.
Me marrjen e autorizimit nga Presidentja, Ministri i Financave do të ketë mundësinë të vijojë procedurat për nënshkrimin e marrëveshjes së kredisë me BEI-n.




