Autoritetet po tentojnë të sigurojnë dorëzimin e Armand Shakajt, i dyshuar për vrasjen e Eglant Koçit

Armand Shakaj vijon të mbetet në arrati, ndërsa sipas burimeve mediatike po zhvillohen përpjekje dhe kontakte për ta bindur që të dorëzohet pranë autoriteteve.

Në të njëjtën kohë, komunikimet me familjarët e tij kanë nisur që në hapat e parë të hetimit dhe janë shtuar pas gjetjes së trupit. Megjithatë, të afërmit e Shakajt mohojnë prerazi se kanë pasur kontakt me të dhe thonë se nuk dinë asgjë për vendndodhjen e tij.

Të lidhura

None found

Hetimet për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 34-vjeçari Eglant Koçi kanë zbuluar se në trupin e viktimës është gjetur një plagë në pjesën e pasme të kokës. Ky detaj ka forcuar dyshimet se Shakaj, i njohur me nofkën “Mand Dhelpra”, ka përdorur një armë zjarri, e cila ende nuk është lokalizuar nga policia.

Sipas hetuesve, i dyshuari ka ndërruar disa herë numrat e telefonit gjatë dhe pas ngjarjes. Po ashtu, sinjalet e tij telefonike janë kapur në territorin e Tiranës, çka ka rritur dyshimet se ai mund të jetë fshehur në zona të izoluara pranë kryeqytetit. Pavarësisht kësaj, kontrollet dhe kërkimet e policisë nuk kanë sjellë ende rezultat.

Ndërkaq, trupi i pajetë i 34-vjeçarit Eglant Koçi u përcoll sot për në banesën e fundit, mes dhimbjes së familjarëve dhe të afërmve.


Shtuar 26.06.2026 16:00

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingjojobetcasinoroyalbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetGrandpashabetholiganbetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomgrandpashabetjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelerMariobetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHoliganbetcasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet