Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajtoi 50 raste të reja brenda javës

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave, që vepron në kuadër të sistemit prokurorial, ka trajtuar 50 raste të reja në periudhën 19-26 qershor 2026, ka njoftuar Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit.

Sipas njoftimit, numri më i madh i rasteve të trajtuara lidhet me dhunën në familje. Nga 50 rastet e reja gjithsej, 46 kanë qenë raste të dhunës në familje, dy raste të sulmit seksual, një rast i vrasjes së rëndë në tentativë dhe një rast i shkeljes së detyrimeve familjare.

Të lidhura

None found

Në të njëjtën periudhë, mbrojtësit e viktimave kanë dorëzuar në gjykatë pesë kërkesa për urdhër mbrojtjeje, 15 kërkesa për urdhër mbrojtjeje emergjente, një kërkesë për ndryshimin e urdhrit mbrojtës, një kërkesë për tërheqje dhe dy kërkesa për ndërprerjen e urdhrit mbrojtës.

Po gjatë kësaj jave, janë paraqitur edhe dy kërkesa për kompensim dëmi, dy ankesa dhe gjashtë parashtresa të tjera.

Të dhënat tregojnë se gjatë javës janë zhvilluar 57 seanca gjyqësore dhe 12 seanca në prokurori. Në këtë periudhë janë aprovuar 16 aktvendime, një aktvendim është refuzuar, ndërsa një tjetër është nxjerrë për ndryshimin e urdhrit mbrojtës.

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave ka bërë të ditur gjithashtu se në këtë periudhë janë shqiptuar katër aktgjykime dënuese dhe një aktgjykim lirues.

Ndërkaq, mbrojtësit e viktimave kanë realizuar një përfaqësim të rastit në polici dhe një tjetër në strehimore, si edhe kanë referuar një rast në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas dhe një rast në Qendrën për Punë Sociale.

Gjatë javës raportuese, për viktimat që kanë kërkuar mbështetje dhe asistencë ligjore, janë ofruar gjithsej 43 këshilla juridike.


Shtuar 26.06.2026 16:06

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingjojobetcasinoroyalbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetGrandpashabetholiganbetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomtimebetjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelerMariobetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHoliganbetcasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet