Brukseli kërkon shtyrjen deri në mars 2028 të mbrojtjes për refugjatët ukrainas, përjashtohen aplikimet e para të burrave në moshë ushtarake

Komisioni Evropian ka paraqitur një propozim për ta zgjatur edhe me një vit, deri në mars të vitit 2028, statusin e mbrojtjes së veçantë që u është njohur refugjatëve ukrainas në shtetet e Bashkimit Evropian pas fillimit të luftës me Rusinë.

Sipas këtij propozimi, masa nuk do të vlejë për burrat në moshë ushtarake që paraqesin për herë të parë kërkesë për mbrojtje.

Të lidhura

None found

Aktualisht, ky regjim mbulon mbi 4.4 milionë ukrainas që janë larguar nga vendi i tyre që prej shpërthimit të konfliktit. Falë këtij statusi, ata mund të jetojnë, të punojnë dhe të përfitojnë mbështetje sociale në vendet e BE-së. Pjesa më e madhe e tyre ndodhet në Gjermani, Poloni dhe Republikën Çeke.

I vendosur fillimisht në mars të vitit 2022, sistemi i mbrojtjes është zgjatur çdo vit. Kjo është hera e pestë që Brukseli propozon rinovimin e tij, në një kohë kur lufta vazhdon ende dhe nuk ka një zgjidhje të qartë në horizont.

“Për sa kohë që lufta vazhdon, mbështetja jonë duhet të vazhdojë”, deklaroi Komisioneri Evropian për Migracionin, Magnus Brunner, duke nënvizuar përkushtimin e Bashkimit Evropian ndaj qytetarëve ukrainas të zhvendosur.

Ndërkohë, në disa vende anëtare të BE-së po vërehen shenja lodhjeje përballë kostove dhe pasojave të një konflikti të zgjatur, çka ka rihapur diskutimet për të ardhmen e këtij mekanizmi mbrojtës. Gjatë vitit të kaluar, Brukseli nisi bisedimet për një zgjidhje më afatgjatë, ku përfshihej mundësia që statusi të bëhej i përhershëm për ata që qëndrojnë në Evropë, si edhe përgatitja për kthime graduale në Ukrainë.

Një nga ndryshimet e propozuara parashikon që burrave në moshë ushtarake, të cilët aplikojnë për herë të parë për mbrojtje, t’u refuzohet kërkesa, një hap që ka nxitur debat për mënyrën se si po trajtohet kjo kategori.

Magnus Brunner ka mohuar pretendimet për diskriminim, duke thënë se masa nuk përbën trajtim të padrejtë. “Është diçka që ukrainasit na kërkuan ta bënim”, u shpreh ai në një konferencë për shtyp në Bruksel.

Diskutimi për të ardhmen e refugjatëve ukrainas në Bashkimin Evropian pritet të vazhdojë edhe në muajt në vijim, teksa shtetet anëtare përballen me menaxhimin e një prej krizave humanitare më të mëdha në Evropë.


Shtuar 26.06.2026 12:30

matbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingcasinoroyalgrandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetzirvebetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomtimebetjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelerMariobetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetMarsbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet