Këtë të premte, moti parashikohet i kthjellët deri në mesditë dhe shtim vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura kalimtare në pjesën më të madhe të territorit, prezente deri pasdite.
Pas orëve të pasdites mot i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. Nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta në pjesën më të madhe të territorit (përjashtuar vijën bregdetare e lokalisht Ultësirën Perëndimore).
Të lidhura
None found
Përgjatë relieveve malore në lindje dhe jug në periudha afatshkurtra, shtrëngata shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Ndërprerje e reshjeve të shiut në të gjithë territorin pas orëve të pasdites.
Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me shpejtësi deri në 14 m/s.
Deti-Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-3 ballë.
