Neymar flet për rikthimin te Brazili pas 981 ditësh: Zemra më rrihte shumë fort

Neymar ka treguar se u përfshi nga emocione të forta dhe nervozizëm në rikthimin e tij të shumëpritur me kombëtaren e Brazilit, pas një mungese që zgjati afro një mijë ditë nga futbolli ndërkombëtar.

Pas plot 981 ditësh larg fanellës verdhejeshile dhe mes shumë pikëpyetjesh, sulmuesi u paraqit sërish për Brazilin në një ndeshje të Kupës së Botës.

Të lidhura

None found

Futbollisti i Santosit u hodh në fushë në pjesën e dytë të triumfit 3-0 ndaj Skocisë, duke mbyllur kështu një periudhë të gjatë rikuperimi që kishte nisur pas dëmtimit serioz në gju të pësuar në vitin 2023.

Ai nuk kishte luajtur për përfaqësuesen braziliane që nga tetori i vitit 2023, moment kur në një përballje ndaj Uruguait pësoi këputje të ligamentit të kryqëzuar dhe dëmtim të meniskut në gjurin e majtë.

Nën drejtimin e Carlo Ancelottit, Neymar e nisi ndeshjen kundër Skocisë në stol dhe u aktivizua 30 minuta para fundit të sfidës në ‘Hard Rock Stadium’ të Miamit.

Pas takimit, ai e pranoi hapur ngarkesën emocionale që ndjeu përpara se të kthehej sërish në fushë.

“Zemra po më rrihte shumë fort, isha jashtëzakonisht nervoz… por edhe i lumtur. Jam krenar që gjithçka shkoi mirë”, deklaroi Neymar në një intervistë për TV Globo.

“Jam shumë i lumtur që po e vesh sërish fanellën e kombëtares pas tre vitesh. Fizikisht ndihem mirë, falë Zotit”.

“Ishte e vështirë të qëndroja jashtë për kaq shumë kohë, por nuk kam qenë plotësisht pasiv. Kam stërvitur fort për 25 ditë që të jem në formën e duhur për ndeshjet. Jam shumë i lumtur dhe shumë i kënaqur”, u shpreh ai.

“Ishte një përzierje emocionesh kur hyra në fushë. Kaloi shumë kohë pa e veshur këtë fanellë dhe pa qenë pjesë e kombëtares, por falë Zotit gjithçka shkoi mirë dhe arrita të rikthehem”.

Brazilit i mjaftoi fitorja 3-0, e siguruar përpara hyrjes së Neymarit në lojë, për të marrë kreun e Grupit C dhe për t’u kualifikuar në fazën e 1/32-ës me moral të lartë.

Në raundin pasues, brazilianët do të ndeshen me ekipin që e mbyll Grupin F në vendin e dytë, aty ku bëjnë pjesë Holanda, Japonia dhe Suedia.//


matbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasinoroyalmeritkingnakitbahisgrandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetholiganbetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibompiabellacasinojojobet girişUltrabetmatbetbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetMarsbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet