Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, bëri të ditur se ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat pritet të vihet në votim në njërën nga seancat e ardhshme, duke theksuar se “më mirë një ligj jo perfekt se sa pa ligj”.
Sipas tij, reagimet ndaj këtij drafti po mbështeten kryesisht në supozimin se ai nuk do të funksionojë në këtë formë.
Të lidhura
None found
“Natyrisht asnjë ligj nuk është perfekt. Mund të themi se ky ligj mund të ketë mangësi në të ardhmen por mendoj se kryesisht po paragjykohet. Po prejudikohet se në këtë formë nuk do të funksionojë. Mendoj se duhet t’ia lëmë kohës. Është shumë mirë që do të kemi ligj.
Nëse brenda ligjit nëse e shihni konstruktin dhe përmbajtjen, ngritët një sistem i tërë i cili do ta zbatojë apo kujdeset për zbatimin bazik të konceptit bazik kushtetues për përfaqësim të drejtë dhe adekuat”, deklaroi Afrim Gashi./Telegrafi/
