Braçe: Shqipërisë i nevojiten resorte turistike si projekti në Zvërnec, protesta po drejtohet nga partiakë të pavotuar si Lapaj dhe Qori

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, u ndal edhe te projekti i parashikuar në Zvërnec gjatë një interviste në “Shqipëria Live”.

Sipas tij, ekonomia shqiptare ka nevojë për resorte turistike të këtij standardi, ndërsa paralajmëroi se bllokimi i një investimi të tillë mund të krijojë pengesa që më pas do të jenë të vështira për t’u kapërcyer.

Të lidhura

None found

“Unë mendoj se resortet turistike na duhen shumë dhe na duhen të këtij niveli. Potenciali ekonomik i investitorëve që kanë paraqitur interesin e tyre për Zvërnecin është ai që garanton me kufizimet e domosdoshme që duhet t’i vendosë qeveria, Agjencia e Zhvillimit të Territorit apo KKT-ja në fund që jep lejen përfundimtare të ndërtimit për të gjetur ekuilibrin e qëndrueshëm të asaj zone, mes mjedisit dhe interesave të turizmit, që ne i kemi prej dy-tre vitesh tashmë, interesa themelore, interesa jetike për ekonominë kombëtare. Nuk është gjë e thjeshtë kjo, sepse ka edhe një dimension tjetër. Thyerja e një investitori të huaj në këtë moment, kur Shqipëria ka kaq shumë nevoja, është një barrierë që ngrihet dhe që do jetë e vështirë të kapërcehet nga cilido tjetër”, tha Braçe.

Po ashtu, deputeti socialist kritikoi edhe kandidatët për deputet nga partitë e vogla, për të cilët tha se nuk morën mbështetjen e qytetarëve një vit më parë, por tani po përpiqen të marrin në dorë drejtimin e protestës.

“Agjenda politike gëlon aty brenda, për sa kohë unë shoh aty kryetarë partish të pavotuar dhe të pavotueshëm. Kam vërejtur një gjë edhe aty në shesh, por edhe në publik. Kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit të këtyre partive të vogla, kanë marrë drejtimin e protestës. Adriatik Lapaj, Arlind Qori, janë kryetarë partie. Por ka edhe të tjerë atje që kanë qenë kandidatë të tyre në zgjedhjet e një viti më parë. Kanë humbur ata. Kanë humbur me votë ata. Këta të sjellin si alternativë kthimin në mijëra vjet mbrapa, në zgjidhje të sheshit. Sheshi që zgjedh 101 përfaqësues dhe 101 përfaqësues që zgjedhin ministra që duhet t’i votoj unë në parlament pastaj, kjo është çmendur”, u shpreh Braçe.


Shtuar 25.06.2026 15:25

matbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingcasibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetcasibomgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomjojobetjojobet girişUltrabetmatbetbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetMarsbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet