Deklarata e Tetovës pas humbjes ndaj Egnatias nxit reagime nga Dede dhe Zenelaj

Pas disfatës në Rrogozhinë, trajneri i Teutës, Edlir Tetova, u shpreh i bindur se rezultati do të jetë ndryshe në përballjen e radhës: “Në ndeshjen në Durrës, fiton Teuta. Nuk ndodh më dy herë”. Egnatia mori tri pikët me golin e Adjessa-s dhe u ngjit në krye të Superiores.

Fjalët e Tetovës, i cili ka fituar dy tituj kampion me Egnatian, nuk kaluan pa përgjigje nga kampionët në fuqi. Trajneri i rrogozhinasve, Nevil Dede, publikoi në Instagram një mesazh që u interpretua si kunjë ndaj rivalit: “Të ecësh mes njerëzve e të mbetesh njeri, është suksesi më i madh”.

Të lidhura

None found

Edhe drejtori sportiv i Egnatias, Klejdi Zenelaj, reagoi ndaj deklaratës së trajnerit të Teutës, duke shkruar: “Sezon i ri, rivalë të njëjtë”.


Shtuar më 30.10.2026 18:30