Dinamo B nis me rekord, mposht Tiranën B 7-0 në derbin e kryeqytetit

Dinamo B e ka nisur aventurën në Kategorinë e Tretë me një triumf të thellë ndaj Tiranës B. Në derbin e kryeqytetit, “blutë” fituan me rezultatin e thellë 7-0, në një ndeshje ku në listën e golashënuesve u përfshi edhe mesfushori i Ilir Dajës, Eridon Qardaku.

Avantazhi i Dinamos B në përfundim të pjesës së parë ishte 3-0. Metaj realizoi dy herë, ndërsa golin tjetër e shënoi Qardaku. Pas pushimit, skuadra dinamovite e thelloi edhe më tej diferencën, duke gjetur katër herë rrugën e rrjetës me Soganin, Cullhajn, Islamin dhe Ysalliun.

Të lidhura

None found

Me këtë nisje mbresëlënëse, Dinamo B ngjitet menjëherë në krye të Kategorisë së Tretë, e ndihmuar edhe nga golavarazhi i frikshëm.