Ministria e Mbrojtjes shpjegon arsyet pse Kosova nuk është pjesë e ftesave për Samitin e NATO-s

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se Kosova nuk është ftuar për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, pasi nuk është vend anëtar i Aleancës dhe, për pasojë, nuk përfshihet në këtë format si shtet pjesëmarrës.

Ky sqarim u dha pas raportimeve të publikuara në media lidhur me mungesën e një ftese për Kosovën në samitin e ardhshëm të NATO-s.

Të lidhura

None found

Në përgjigjen e saj për Ekonomia Online, Ministria theksoi se Republika e Kosovës nuk është as anëtare e NATO-s dhe as pjesë e Programit të Partneritetit për Paqe (Partnership for Peace – PfP), çka nënkupton se nuk merr pjesë në Samitet e NATO-s në cilësinë e një shteti pjesëmarrës.

Ministria e Mbrojtjes ka nënvizuar se kjo nuk është një situatë e re, pasi edhe në të kaluarën Kosova nuk ka marrë ftesë zyrtare për pjesëmarrje në Samitin e NATO-s si shtet pjesëmarrës.

Sipas saj, rastet përjashtuese kanë qenë vetëm ftesat për aktivitete të veçanta të zhvilluara në margjinat e samitit, siç ishte aktiviteti “Women, Peace and Security” (Gratë, Paqja dhe Siguria), i organizuar nga Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë Samitit të NATO-s vitin e kaluar.

Më tej, Ministria ka sqaruar se Samitet e NATO-s janë takime ku marrin pjesë krerët e shteteve dhe qeverive të 32 vendeve anëtare të Aleancës, si dhe partnerë që mund të ftohen në raste të veçanta.

Për këtë arsye, në përgjigje theksohet se Republika e Kosovës nuk ka qenë ndonjëherë pjesë e një Samiti të NATO-s si shtet pjesëmarrës, pikërisht sepse ende nuk është anëtare e Aleancës.

Sipas Ministrisë, Republika e Kosovës vazhdon të mbetet plotësisht e angazhuar në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit të plotë në NATO.

Në të njëjtën përgjigje thuhet se Kosova do të vijojë të avancojë reformat, të përmbushë standardet e kërkuara dhe të forcojë bashkëpunimin me Aleancën dhe me shtetet e saj anëtare.


Shtuar 25.06.2026 12:14

matbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingjojobetkralbetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetgrandpashabetTimebetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetnakitbahisjojobetjojobet girişUltrabetmatbetbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetcasibomMarsbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet