Toshkovski: Kreu i rinisë së “Të Majtës” u ndalua pasi u thirri “vrasës” 14-vjeçarëve, jo për flamurin palestinez

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, deklaroi sot se ndalimi i fundit i Andrej Kuçulovskit, kryetar i rinisë së partisë “E Majta”, nuk lidhej me shfaqjen e flamurit palestinez gjatë ndeshjes së Kampionatit Botëror të Hendbollit Shkollor mes Maqedonisë dhe Izraelit, por me thirrjet “vrasës, vrasës”.

Gjatë interpelancës së zhvilluar ndaj tij në Kuvend, ai sqaroi se Kuçulovski po ua drejtonte këto thirrje fëmijëve të moshës 14 dhe 16 vjeç.

Të lidhura

None found

“Nuk doja ta bëja publik këtë lloj informacioni, por ky është fakt. Tani, çfarë duhej të bënte policia, t’ia rregullonte flokët?”, iu drejtua Toshkovski deputetes së “Të Majtës”, Jovana Mojsoska.

Në fund të prillit, Ministria e Brendshme publikoi një njoftim ku thuhej se udhëheqësi i rinisë së “Së Majtës” kishte shfaqur një flamur palestinez në ndeshje dhe se, në përputhje me ligjin, synimi kishte qenë parandalimi i dhunës dhe i sjelljes së padenjë./Telegrafi/


Shtuar 24.06.2026 14:57

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingcasibomjojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetTimebetcasibomgrandpashabetTimebetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomrobinbetjojobet girişUltrabetmatbetslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomPadişahbetcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş