Në hapje të mbledhjes së sotme të qeverisë, kryeministri në detyrë Albin Kurti deklaroi se, afro 27 vjet e gjysmë pas Masakrës së Reçakut, janë arrestuar pesë ish-pjesëtarë të policisë së Serbisë.
Ai theksoi se arrestimet erdhën pas një hetimi gjashtëmujor, ndërsa njëherësh kritikoi mungesën e veprimeve për këtë rast deri në vitin 2020, kur ai mori detyrën.
Të lidhura
None found
“Derisa në njërën anë përgëzojmë institucionet për arrestimin e të dyshuarve, pas siç u tha, një hetimi prej gjashtë muajsh, nuk mund të mos e vëmë në spikamë faktin që deri në vitin 2020 askush nuk është marrë me këtë rast. Rrjedhimisht nga mijëra lëndë të shkruara nga EULEX asnjëra s’ishte për Masakrën e Reçakut. Në njërën anë kemi arrestim pas gjashtë muajsh hetim dhe në anën tjetër kemi më shumë se dy dekada dështim apo kurrfarë përpjekjesh për ndjekje të përgjegjësve dhe zero angazhim për drejtësi lidhur me këtë masakër”.
Kurti shtoi se po afrohen tri dekada nga lufta, ndërsa dëshmitarët po plaken dhe po vdesin, ndaj sipas tij duhet të ketë më shumë angazhim për të vendosur drejtësi për masakrat.
