Maqedonci: Në pesë vjet FSK-së iu bashkuan 3.220 ushtarë të rinj

Gjatë pesë viteve të qeverisjes janë rekrutuar 3.220 ushtarë të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës, ka njoftuar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se ky rekrutim ka forcuar kapacitetet njerëzore të FSK-së, ndërsa numri i pjesëtarëve të saj është rritur më shumë se dyfish.

Të lidhura

None found

Maqedonci ka bërë të ditur se investimet në FSK do të vijojnë, duke u përqendruar në zgjerimin e kapaciteteve dhe rritjen e nivelit të profesionalizimit.

“Vazhdojmë të investojmë në zhvillimin dhe profesionalizimin e ushtrisë sonë, me synimin për të ndërtuar një forcë gjithnjë e më të fuqishme, moderne dhe të gatshme për mbrojtjen e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.


Shtuar më 24.10.2026 15:26