Ministria e Shëndetësisë: Në QSUT dhe SUT morën trajtim një deputet, një polic, dy përfaqësues të medias dhe katër protestues

Një deputet, një efektiv policie, përfaqësues të medias dhe protestues iu drejtuan QSUT-së dhe SUT-së për ndihmë mjekësore gjatë protestës së sotme. Lajmin e njoftoi Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Në njoftimin e ministrisë sqarohet se në QSUT u paraqitën një deputet i Kuvendit të Shqipërisë, një përfaqësuese e medias dhe katër protestues.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, në SUT kërkuan trajtim mjekësor një efektiv policie dhe një përfaqësues i medias.

Të dhënat paraprake tregojnë se të gjithë personat që u paraqitën në të dyja spitalet janë në gjendje shëndetësore të qëndrueshme.


Shtuar më 24.10.2026 17:08