Vllaznia B fiton derbin shkodran, ndërsa Lushnja triumfon në transfertë dhe i afrohet kreut

Vllaznia B mposhti 4–2 Shirokën në derbin e Shkodrës, në një nga tri ndeshjet e përfunduara për javën e pestë të Kategorisë së Dytë, Grupi A.

Skuadra kuqeblu krijoi epërsi të dyfishtë në pjesën e parë, falë golave të Papajt dhe Spahijës. Në minutën e 49-të, Allele shënoi golin e tretë për Vllazninë B.

Të lidhura

None found

Shiroka u përpoq të rikthehej në lojë me finalizimet e Kaçubelës dhe Doucoure, por Botchëay vulosi rezultatin në minutën e 89-të. Me këtë sukses, Vllaznia B ruan vendin e parë me 15 pikë dhe vazhdon me bilanc të përsosur.

Në ndeshjet e tjera, Lushnja fitoi 2–1 ndaj Naftëtarit dhe u ngjit në vendin e tretë me 12 pikë. Ndërkohë, takimi Basania–Erzeni, i luajtur në stadiumin “Basania”, përfundoi në barazim 1–1.


Shtuar më 24.10.2026 17:07