Portugalia regjistroi një fitore të thellë 5-0 ndaj Uzbekistanit në Kupën e Botës 2026, në një sfidë ku Cristiano Ronaldo doli sërish në plan të parë.
Ekipi i drejtuar nga Roberto Martínez kontrolloi plotësisht takimin dhe e mbylli atë me pesë gola, duke dëshmuar potencial të madh në repartin ofensiv.
Të lidhura
None found
Epërsia e portugezëve erdhi shumë herët, pasi në minutën e 6-të Cristiano Ronaldo realizoi për 1-0, pas një asisti të Joao Cancelo.
Në minutën e 17-të, Portugalia e thelloi avantazhin kur Nuno Mendes shënoi nga një goditje e lirë e ekzekutuar saktë, duke e çuar rezultatin në 2-0.
Në të 29-ën, Uzbekistani mendoi se kishte ngushtuar diferencën me një goditje të bukur nga distanca të Azizjon Ganiev, por VAR anuloi gjithçka për një faull në ndërtimin e aksionit, duke lënë në fuqi epërsinë e Portugalisë.
Pak para fundit të pjesës së parë, Bruno Fernandes shërbeu sërish për Cristiano Ronaldon, i cili realizoi golin e tij të dytë personal dhe të tretin për Portugalinë, duke vulosur shifrat 3-0 para pushimit.
Portugalia e nisi edhe pjesën e dytë me të njëjtin ritëm dhe, pas një aksioni të fuqishëm, një autogol i portierit Abduvakhid Nematov e çoi rezultatin në 4-0.
Uzbekistani tentoi të reagonte, por portugezët mbetën dukshëm më kërcënues në çdo aspekt të lojës.
Goli i pestë erdhi në minutën e 87-të, kur Rafael Leão goditi fuqishëm nga jashtë zone për të vulosur fitoren 5-0 të Portugalisë.
Ky sukses bindës konfirmon Portugalinë si një prej pretendentëve seriozë në Kupën e Botës 2026, ndërsa Cristiano Ronaldo dëshmoi edhe një herë peshën e tij vendimtare në skenën më të madhe të futbollit botëror.
