Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar për projektin e rindërtimit të shkollës “Edith Durham”, për të cilin parashikohet një investim në vlerën 4.9 milionë euro.
Sipas të dhënave të projektit, godina e shkollës, e cila aktualisht disponon 45 klasa, pas përfundimit të punimeve do të ketë 40 ambiente mësimore.
Të lidhura
None found
Kjo nënkupton se në strukturën e re nuk do të ketë më hapësirë për pesë nga klasat ekzistuese.
Xhixho ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si po menaxhohet ky projekt, duke e lidhur atë edhe me periudhën e zgjatur të mësimit me turne dhe pasojat që kjo situatë do të sjellë për nxënësit, mësuesit dhe prindërit gjatë dy viteve të rindërtimit.
Ajo vë në diskutim edhe faktin se si një investim i kësaj përmase nuk çon në rritje të kapacitetit të shkollës, por, përkundrazi, në uljen e tij.
