15 shoferë ndalohen në mbarë vendin për vozitje pa patentë dhe nën ndikimin e alkoolit

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, efektivët policorë kanë privuar nga liria 15 shoferë në të gjithë territorin e vendit për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve.

Nga numri i përgjithshëm, 13 persona janë kapur duke vozitur pa patentë shoferi, mes tyre edhe dy të mitur, ndërsa dy të tjerë kanë drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit, në Shkup janë evidentuar gjashtë persona që kanë vozitur pa patentë shoferi, njëri prej tyre i mitur. Dy raste të tilla janë regjistruar në Manastir, ku njëri ishte i mitur, ndërsa nga një person pa patentë shoferi është ndaluar në Dellçevë, Shtip, Kumanovë, Negotinë dhe Makedonski Brod.

Po ashtu, nga një person në Shkup dhe në Veles është konstatuar se kanë drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit.

“Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime penale përkatëse”.

“U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin për patentë shofer, ose nëse u është shqiptuar masë ndalimi për drejtim ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, si dhe të gjithë bashkërisht të kontribuojmë për një komunikacion më të sigurt”, thonë nga MPB.


Shtuar 23.06.2026 15:35

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingholiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetGrandpashabetjojobetgrandpashabetTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetrobinbetjojobet girişUltrabetmatbetslot sitelerimariobetMadridbetmadridbetmariobetcasibomHititbetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobetGrandpashabet Giriş