Për sot dhe nesër, ky është parashikimi i motit për vendin tonë dhe për kontinentin evropian.
Në Evropën Lindore, në rajonin e Baltikut dhe në disa zona të Ballkanit, moti do të mbetet i paqëndrueshëm, i shoqëruar me reshje shiu dhe stuhi të izoluara. Ndërkohë, pjesa më e madhe e Evropës Jugore pritet të vijojë me kthjellime dhe temperatura të larta.
Të lidhura
None found
Për Shqipërinë, sipas MeteoAlb, paraditja do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthjellët dhe temperatura të larta. Gjatë orëve të pasdites parashikohet shtim i vranësirave, sidomos në gjysmën lindore të vendit. Temperaturat do të lëvizin nga 14°C në 36°C. Era do të fryjë me shpejtësi 30 km/h, ndërsa deti do të ketë dallgëzim të papërfillshëm.
Për ditën e nesërme në rajon dhe në Evropë, moti i kthjellët dhe vlerat e larta termike do të dominojnë në pjesën më të madhe të kontinentit. Ndërsa në Evropën Lindore dhe në zonën e Alpeve priten vranësira, reshje shiu dhe stuhi të forta ere.
Edhe për nesër në vendin tonë, MeteoAlb parashikon mot kryesisht të kthjellët dhe shumë të nxehtë. Në orët e pasdites do të ketë vranësira kalimtare në zonat juglindore dhe qendrore. Temperaturat do të variojnë nga 15°C deri në 37°C. Era do të fryjë mbi 40 km/h, ndërsa dallgëzimi do të arrijë në 3 ballë.
