Kokainë, dhunë dhe prodhim narkotikësh, 4 të arrestuar dhe 2 të proceduar në Vlorë

Policia ka arrestuar 4 persona dhe ka proceduar 2 të tjerë për vepra të ndryshme penale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Bien në prangat e Policisë 4 shtetas, procedohen penalisht në gjendje të lirë 2 të tjerë.

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë u bë kapja e shtetasit të shpallur në kërkim Andi Zana, 44 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Kultivim i narkotikëve”. 44-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Gjirokastër, për veprime të mëtejshme procedurale.

– – – –

Specialisët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin M. T., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap nga shërbimet e policisë, në Ksamil, duke udhëtuar me automjetin tip “Volksëagen”, gjatë kontrollit së të cilit iu gjetën dhe iu sekuestruan doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

– – – –

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” shtetasi B. S., 38 vjeç, banues në Sarandë, pasi për motive të dobëta, në lagjen nr.1, Sarandë, ka goditur me grushte shtetasin I. Dh, i cili si pasojë e konfliktit është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

– – – –

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin L. T., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.

– – – –

Gjatë ditës së djeshme, në vijim të fazës së dytë të operacionit “Bregdeti ynë”, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u procedua penalisht shtetasit: A. Z., dhe B. Sh., banues në Vuno, Himarë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në plazhin Gjipe, Himarë, u konstatua se këta shtetas kishin zënë hapësirën publike duke vendosur dy struktura prej druri pa lejen e organeve kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com


Shtuar 17.07.2021 12:50