“Baroni i kokainës drejton perandorinë nga burgu”, DailyMail shkruan për rrëmbimin e Jan Prengës: Shkak, 20 milion paund kokainë

Britanikja “Daily Mail” i ka kushtuar një shkrim të gjatë pengmarrjes së Jan Prengës në janar të vitit të shkuar në Kamzë, trupi i të cilit nuk është gjetur më, ndërsa prokuroria akuzon anëtarët e familjes Hajri në Shijak për këtë ngjarje.

Sipas britanikes, pas kësaj pengmarrjeje që përfundoi tragjikisht fshihen miliona paund kokainë e vjedhur, e cila ishte nisur nga grupi i Dritan Rexhepit në Ekuador. Ky i fundit vuan dënimin në një burg në Quito, ndërsa “DailyMail” shkruan se prej andej drejton perandorinë e tij të kokainës.

Për më tepër, ndiqni shkrimin e plotë të “DailyMail”:

Në janar të vitit të kaluar, një sipërmarrës shqiptar i dënuar me 8 vite burg për trafik drogë mori një telefonatë të papritur për një çështje biznesi nga qelia e burgut në Britani. Personi që telefonoi shqiptarin Ndrek Prenga ishte një baron drogë, një vrasës dhe një grabitës i cili e telefonoi nga qelia e burgut në Quito, kryeqyteti i Ekuadorit në Amerikën e Jugut, gati 6,000 milje larg.

Gramoz Dritan Rexhepi,  i cili ndodhej në një burg të  Ekuadorit kur telefonoi mafiozin rival Ndrek Prenga,  i dënuar për trafik droge në Angli. Banda e Prengës ishte akuzuar për vjedhjen e një ngarkese prej 20 milion paund  kokainë.  Si rezultat, banda e Rexhepit rrëmbeu vëllain e Prengës në Shqipëri për hakmarrje.

Jak Prenga, një marangoz, i cili u rrëmbye në 17 Janar 2020 në Shqipëri. Ai u vra nga një bandë shqiptare gjatë rrëmbimit të tij.

Sindikata Kompania Bello kërkonte rikthimin e menjëhershëm të kokainës me vlerë prej disa miliona paund që një nga vëllezërit e Prenga u kishte “vjedhur” disa muaj më parë. Në shkëmbim, tha baroni i drogës, vëllai i Prenga, i cili ishte marrë peng në Shqipëri do të lihej i lirë.

Ai ishte një marangoz që bënte një jetë të qetë dhe nuk kishte marrë pjesë  në aktivitetet kriminale të vëllezërve të tij në Britani.

Por biznesi është biznes.

Dhe kur bëhet fjalë për kartelet shqiptare të kokainës,  situata është shumë e rrezikshme. Javën e kaluar, Sekretarja e Brendshme Priti Patel vizitoi  kryeqytetin shqiptar  Tiranën, ku ajo nënshkroi një marrëveshje “historike” me qeverinë për të luftuar bandat kriminale dhe “për të dëbuar shtetasit shqiptarë të cilët kryejnë aktivitete kriminale në Mbretërinë e Bashkuar.

Në mesin e të synuarve janë kriminelet shqiptarë, të cilët sipas vendit të origjinës tani përbëjnë numrin më të madh të shkelësve të ligjit  në burgjet e MB – 16 përqind të totalit sipas statistikave të Home Office.

“Unë jam e vendosur për të përmirësuar sistemin tonë të imigracionit, për të ndaluar hyrjen e paligjshme dhe për të larguar  ata që nuk kanë të drejtë të jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar sa më shpejt të jetë e mundur,” deklaroi Patel në Tiranë.

Banda shqiptare ishte e përfshirë në importimin e sasive rekord të kokainës në Mbretërinë e Bashkuar

Plani ynë i ri për Imigracionin, së bashku me këtë marrëveshje të re, do të përshpejtojë dënimin e shtetasve shqiptarë të cilët kanë kryer krime në Mbretërinë e Bashkuar. Unë nuk kërkoj falje për largimin e kriminelëve të huaj të rrezikshëm për të mbrojtur britanikët. ‘

Ministria e Brendshme pretendon se që nga Prilli i këtij viti shteti ka larguar 254 kriminelë shqiptarë nga Britania e Madhe si dhe 85 shtetas të tjerë shqiptarë pa leje. Operacionet e tyre kanë kontribuar në rritje të krimit dhe sulmeve në rrugët tona dhe shtrirjen e tregtisë së drogës nga qytetet më të mëdha në provincat rurale përmes rrjeteve të ndryshme.

Dhe ka prova të tjera se sa të pamëshirshëm janë ata përveç rastit të zhdukjes së  Jan Prenga.

Duke përdorur informacionet e  policisë dhe gjykatës shqiptare dhe burime të tjera, ne mund të tregojmë historinë e jashtëzakonshme dhe tronditëse të një njeriu të pafajshëm i cili me shumë gjasa u vra në Ballkan për një marrëveshje droge në Mbretërinë e Bashkuar për të cilën ai nuk dinte asgjë, i organizuar nga një burg në Ande.

Si shumë bashkatdhetarë të tyre, pesë vëllezërit Prenga u larguan nga Shqipëria në fund të viteve 1990 kur vendi më i varfër në Europë po vuante kolapsin ekonomik  pas dekadave të sundimit totalitar.

Më i madhi prej tyre Jan, migroi me gruan e tij Maria në Greqi, por më vonë u kthye në Tiranë ku krijoi një biznes për  prodhimin e  mobilieve. Çifti kishte tre fëmijë. Katër vëllezërit e tij të tjerë u larguan për në Mbretërinë e Bashkuar, ku morën edhe shtetësinë britanike.

Anton Prenga  ashtu si edhe një vëlla tjetër bënin punë të ndershme në Britani dhe nuk u përfshinë kurrë në biznesin e drogës. Por dy nga vëllezërit, Ndrek dhe ‘Veri’ (jo emri i tij i vërtetë, për arsye ligjore) u përfshinë në rrjete serioze kriminale brenda diasporës shqiptare, raporton abcnews.al

Ndoshta personazhi më i shquar që Ndrek hasi në këtë botë të frikshme ishte një njeri i quajtur Dritan ‘Gramoz’ Rexhepi.

Me origjinë nga qyteti i Vlorës, Rexhepi ka kryer krime të shumta në të gjithë Europën kontinentale. Ai ka qene i dënuar për trafik kokaine në Itali dhe grabitje të armatosur në Belgjikë. Por ai zakonisht arrinte të qëndronte një hap përpara ligjit, duke u arratisur nga burgu ose paraburgimi në tre vende të ndryshme.

Ai ishte në listën e “më të kërkuarve” të Scotland Yard në 2013, dhe besohej se qëndronte i fshehur në Mbretërinë e Bashkuar. Në të njëjtin vit ai u dënua – në mungesë – në Shqipëri për vrasjen e një oficeri policie dhe një personi tjetër dhe plagosjen e një të treti në 1998.

Por në atë kohë Rexhepi ishte me shumë gjasa në Amerikën e Jugut, në rrugën  për t’u bërë “udhëheqësi” i Kompanisë Bello, të cilën ai e zhvilloi në një nga kartelet më të suksesshme dhe inovative të drogës që vepronin në Europë.

Sindikata përbëhej nga 14 organizata kriminale shqiptare. Rexhepi mbikëqyri operacionin nga Ekuadori, një vend që u përshkrua në vitin 2019 si një nga ‘autostradat e kokainës’ në botë.

Prej kohësh ka qenë një pikë e favorizuar për pjesën më të madhe të narkotikëve nga Kolumbia fqinje, prodhuesi më i madh i kokainës në botë, në rrugën e tij drejt tregjeve amerikane dhe europiane.

Sipas Europol, ajo që veçoi sindikatën e Rexhepit nga të tjerët ishte mënyra në të cilën ai kontrollonte të gjithë trenin e furnizimit, nga eksporti në burim, tek shitja me shumicë, deri te shitja në vendet evropiane. Ai përdori teknologji të sofistikuar të komunikimit dhe një sistem transferimi parash të bazuar në para të gatshme dhe besim të ndërsjellë, i cili nuk linte asnjë gjurmë elektronike të transaksioneve, raporton abcnews.al

E përsosur për pastrim.  Në vitin 2014 Rexhepi  u arrestua në Quito dhe u dënua me 13 vite burg për trafikim.

Kjo sasi kokaine  u kap nga DEA në SHBA dhe besohet të jetë pjesë e një ngarkese të kontrolluar nga Rexhepi i cili po krijon rrugët e furnizimit nga Amerika e Jugut në Europë

Por ai vazhdoi perandorinë e tij të drogës nga qelia e tij, duke negociuar me kolumbianët dhe duke dërguar një numër në rritje të kokainës në Europë çdo vit.

Studenti i dikurshëm i drejtësisë  tha se ishte detyruar të trafikonte drogë nga sistemi i drejtësisë ‘i padrejtë dhe i kalbur’ në Shqipëri, i cili gabimisht – tha ai e akuzoi atë për vrasje.

Si njeri i kërkuar nga policia,  tregtia e drogës ishte e vetmja ‘mënyrë për të bërë diçka tjetër me jetën time’, tha ai në një intervistë me një gazetar shqiptar. Intervista u krye me telefon nga qelia e tij e burgut në Ekuador. Rexhepi kishte një celular i cili funksiononte me rrjetin e koduar Encrochat,  i cili përdoret nga kriminelët.

Rexhepi po vuan dënimin prej 20 vitesh  në Ekuador

Ishte ndoshta i njëjti telefon që Rexhepi i telefononte vëllait të Jan Prengës. Rrjedhja e ngjarjeve që çuan në rrëmbimin dhe vrasjen e supozuar të Jan Prenga filloi në shtator 2019 në portin ekuadorian të Guayaquil, kur një anije mallrash që transportonte banane u nis për në Mbretërinë e Bashkuar.

Por përveç frutave, një prej kontejnerëve mbante 260 kg kokainë, me vlerë 15-20 milion paund. Anija u ankorua në Portsmouth, Hampshire në fund të dhjetorit.

Dokumentet nga prokuroria shqiptare dhe transkriptet e intervistave policore të para nga Mail tregojnë se Veri Prenga dhe dy bashkëpunëtorë u punësuan nga ndërmjetës të lindur në Britani dhe Iran, për të marrë drogën nga porti në emër të dy bandave kriminale me bazë në Shqipëri. Ata e realizuan këtë me sukses në fillim të janarit. Por më pas ata ndryshuan planin, me pasoja fatale.

Korrierët shqiptarë dhe ndërmjetësit dyshohet se kishin rënë dakord për shkak të një pagese të mëparshme. Cilido qoftë motivi, Veri Prenga dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij vendosën të mbanin kokainën dhe ta ndanin mes tyre. sipas burimeve shqiptare  ata mund të mos e kenë ditur në atë moment që droga ishte e Dritan Rexhepit, raporton abcnews.al

Një javë pasi morën  drogën, Veri Prenga u telefonua nga një anëtar i vjetër i një prej bandave të krimit me bazë në Shqipëri. Ai kërkoi që ti rikthenin mallrat. Tri ditë më vonë ai e telefonoi përsëri, duke thënë ‘Mos bëj asnjë gabim. Droga më përket mua dhe dua të mi rikthesh. ‘

Menjëherë pas kësaj, Rexhepi telefonoi  Ndrek Prenga në qelinë e tij të burgut në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas dokumenteve të prokurorisë, i zoti i drogës, i cili u prezantua si ‘Gramoz nga Vlora’ i tha Ndrekut ‘Mos luaj me këto gjëra (drogën), sepse ato janë gjërat tona’.

Komunikimi vazhdoi për disa ditë derisa një prej shefave të Kompanisë Bello  telefonoi Veri Prenga në Shqipëri dhe i tha se ata kishin ‘hequr dorë’ nga negociatat. Duke pasur parasysh burrat dhe shumën e parave të përfshira, kjo mund të konsiderohej si diçka negative.

Në mëngjesin e 17 Janarit 2020, Jan Prenga, 49 vjeç, piu kafe me gruan e tij dhe më pas shkoi për të kryer disa punë. Sipas dëshmitarëve, ai u mor me dhunë  nga katër burra të maskuar, duke lënë gjurmë gjaku ndërsa u fut në një Range Rover të bardhë të vjedhur dhe u larguan.

Disa orë më vonë, policia informoi gruan e tij. Siç e dimë, vëllai i tij Ndrek u njoftua nga Dritan Rexhepi nga Ekuadori.  “Unë ju kam dhënë fjalën time, vëllai juaj do të lirohet, (nëse) Veri rikthen mallrat tona.

Pasi Anton Prenga u tregoi çfarë kishte ndodhur, ai takoi vëllain e tij Verin në një kafene në Londër. Në një deklaratë më vonë për policinë shqiptare, Anton i tha Verit se arsyeja e rrëmbimit ishte se ai kishte marrë një ngarkesë kokainë.  Një pjesë prej të cilës  ai e kishte shitur tashmë.

Të nesërmen Anton udhëtoi për në Shqipëri.  Çështja e vëllait të tij ishte një çështje delikate sa i përket policisë. Mbi të gjitha, bëhej fjalë për një mosmarrëveshje mbi një sasi të madhe kokainë.

Por në Shqipëri ekziston një mënyrë tjetër për të zgjidhur probleme të tilla – kanuni. Ky është një kod mesjetar i ligjit shqiptar, bazuar në konceptin e besës – nderit personal.

Ai përcakton se çfarë mund ose duhet të bëhet për të marrë dëmshpërblim në rast vjedhjeje dhe vrasjeje. Gjakmarrja, një koncept i ligjshëm nën kodin e kanunit, është shumë i ngjashëm me hakmarrjen italiane dhe thuhet se ka shkaktuar mijëra vdekje që nga vitet 1990, kur u prish sundimi i ligjit i vetë shtetit.

Anton i tha policisë se u takua me të afërmit e bosëve të bandave shqiptare dhe filloi negociatat përmes një ndërmjetësi. Sipas deklaratës së policisë së Anton, më 22 janar, Veri dhe një bashkëpunëtor shqiptar u dorëzuan 106 kg kokainë – pjesën e tyre të drogës së vjedhur -ndërmjetësve polakë të dërguar nga karteli i drogës.

Ata paguan gjithashtu 700,000 paund, shuma e kokainës që kishin shituar tashmë. Në të njëjtën ditë, Rexhepi telefonoi përsëri nga Ekuadori për t’u thënë vëllezërve Prenga se Jan do të lihej i lirë ‘brenda dy orësh’.

Pas shumë telefonatash  midis Amerikës së Jugut dhe Europës, i zoti i drogës siguroi Prengan se Jan ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe se do të lirohej, raporton abcnews.al

Por nuk ndodhi. Përfundimisht Rexhepi telefonoi Ndrek Prengën dhe i tha se burrat që kishin marrë Janin nuk e kishin mbajtur fjalën dhe si çështje e besës, ai ishte i detyruar t’i jepte familjes Prenga emrat e rrëmbyesve, në mënyrë që ata të bënin me ta atë që dëshironin.

Gjë që ai bëri. Ose të paktën emrat e burrave për të cilët ai tha se ishin të përfshirë.

Ndërkohë policia shqiptare – e ndihmuar nga NCA(Agjencia Kombëtare e Krimit) kishte përparuar me hetimet. Përmes xhirimeve të CCTV dhe provave të tjera ata gjurmuan largimin e Range Rover  – një vend dasmash luksoze në bregdetin Adriatik 30 minuta larg.

Në pamjet e mëtejshme të kamerave nga parku i makinave shihet një qese e madhe të zezë që po dërgohej nga makina e vjedhur në një furgon. Burrat mund të shiheshin duke fshirë gjurmët e gjakut nga vendi i ngjarjes. Furgoni më pas u largua për në një vend të panjohur. Range Rover më vonë u gjet i djegur.

Policia beson se më qesen e zezë gjendej trupi i fatkeqit Jan Prenga. Një zëdhënës i policisë shqiptare tha: ‘Hetimi ynë ka arritur në përfundimin se Prenga është qëlluar  dhe ka vdekur për shkak të gjakderdhjes. Rrëmbimi ndodhi pasi vëllai i  Prenga ishte përfshirë në aktivitete kriminale në Mbretërinë e Bashkuar. ‘

Anton Prenga i tha policisë: ‘Ne si familje dhe vëllezërit e mi të tjerë nuk kemi probleme me asnjë qytetar tjetër. Incidenti i rrëmbimit të vëllait tim Jan Prenga erdhi vetëm si rezultat i vëllait tim Veri Prenga i cili kishte vjedhur lëndë narkotike në Angli.

Sipas Europol, vëllezërit Altin dhe Emiljan Hajri ishin të përfshirë në rrëmbimin e Jak Prengës

Policia arrestoi shumë të dyshuar, po 18 muaj më vonë, askush nuk është dënuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prenga. Vetëm një burrë, që dyshohet se është parë duke mbajtur një lopatë është në paraburgim. Gruaja e Janit tha për Mail këtë javë ajo është ‘shumë e zhgënjyer’ nga mënyra se si autoritetet trajtuan çështjen.

Dhe për shkak të mungesës së trupit ajo është e pikëlluar por ende ka shpresë se ai mund të jetë  gjallë. Vitin e kaluar Europol njoftoi se pas një operacioni policor  pesë-vjeçar të udhëhequr nga Italia, Kompania Bello e Rexhapit është  “shkatërruar”.

U arrestuan më shumë se 100 persona në të gjithë Europën, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar. Autoritetet shqiptare besojnë se ishte Rexhepi, 42, ai që urdhëroi rrëmbimin nga qelia e tij e burgut Ekuador, raporton abcnews.al

Ai ka mohuar çdo akuzë.. ‘Unë i bëj thirrje kujtdo që e di se ku është fshehur trupi i viktimës të njoftojë autoritetet, “tha ai në intervistën e tij për Encrochat. Pasi të vuajë dënimin në Amerikën e Jugut, ka të ngjarë të ekstradohet në Shqipëri për të vuajtur  dënimin e tij.

Gjithashtu ai është i kërkuar nga Italia për vrasje. Por a ka një tjetër as në mëngë ‘Mbreti i Arratisur’?

Burimet e sigurisë shqiptare thonë se Ndrek Prenga është liruar nga burgu por është në Mbretërinë e Bashkuar.  ‘Ai tani është një shtetas britanik. Nuk do të jetë e lehtë ta dëbosh nga vendi, ‘sipas një burimi nga Tirana.

Një zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Krimit tha mbrëmë: ‘Ne besojmë se vdekja e Jan Prengës është rezultat i një mosmarrëveshje për drogën”.

‘Ne po vazhdojmë të punojmë me autoritetet shqiptare në lidhje me këtë incident. Ne nuk kemi të drejtën për  të konfirmuar  ose mohuar arrestimin e vëllait të tij, Verit. ‘

Priti Patel është shumë e prerë në vendimet e saj./Abcnews.al/