Dashamir Spaho prezantohet si drejtori i ri i Policisë në Shkodër, në fokus marrëdhënia me qytetarët

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër u mbajt sot ceremonia ku u prezantua drejtori i ri, Dashamir Spaho.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues i Lartë Sokol Bizhga, ish-drejtori i DVP Shkodër, Gentian Berberi, si edhe drejtues të strukturave që varen nga DVP Shkodër.

Të lidhura

None found

Gjatë fjalës së tij, Bizhga vlerësoi eksperiencën dhe punën profesionale të Spahos, duke shprehur bindjen se ai do ta realizojë me sukses detyrën në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë publike, luftës ndaj kriminalitetit dhe rritjes së parametrave të sigurisë në qark.

Nga ana e tij, Spaho falënderoi për besimin e dhënë dhe u zotua se do ta ushtrojë detyrën me përkushtim, profesionalizëm dhe integritet, në bashkëpunim me strukturat vendore dhe komunitetin, për të garantuar sigurinë dhe të drejtat e qytetarëve të qarkut Shkodër.

Ai nënvizoi se në qendër të punës së tij do të jetë bashkëpunimi me qytetarët, të cilët i konsideroi aleatin kryesor në luftën kundër krimit. Në këtë kuadër, Spaho shprehu gatishmërinë e plotë, si personale ashtu edhe në emër të shërbimeve të Policisë së Shkodrës, për të trajtuar me shpejtësi dhe profesionalizëm çdo kallëzim, shqetësim apo kërkesë për ndihmë nga qytetarët e këtij qarku.


Shtuar 23.06.2026 14:00

Perabetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibombetpascasibomjojobet girişKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabetHoliganbetnakitbahisJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetjojobet girişimajbetjojobetbetcio