Vrasja e Eglant Koçit, gazetari: Armand Shakaj dyshohet se po fshihet në Tiranë dhe ka ndryshuar pamjen

Armand Shakaj, i dyshuar për vrasjen e mikut të tij Eglant Koçi dhe për fshehjen e trupit në majën e Korrës, mbetet ende në arrati, ndërsa dyshimet e policisë janë se ai vazhdon të qëndrojë brenda Shqipërisë.

Gazetari Igli Çelmeta bëri të ditur se autoritetet disponojnë të dhëna sipas të cilave Shakaj nuk është larguar jashtë vendit. Sipas tij, ai është parë në disa zona të ndryshme, kryesisht në Tiranë dhe në Elbasan.

Të lidhura

None found

Çelmeta tha gjithashtu se ekzistojnë informacione se i dyshuari ka ndryshuar tërësisht paraqitjen dhe mënyrën e veshjes, me qëllim që të mos identifikohet.

“Ky person rezulton që nuk ka dalë jashtë territorit shqiptar pasi policia ka informacione se fshihet brenda territorit shqiptar. Madje deri në ditën e gjetjes së trupit të Eglant Koçit kishte informacione se ai fshihej në Tiranë, Elbasan, në fshatrat e Tiranës. Policisë pas disa ditësh i ka shkuar një informacion që Armand Shakaj ishte parë në zonën e Rrugës së Kosovarëve, të lëvizte i maskuar. Dyshohet se ka prerë tërësisht flokët, mjekrën, ka ndryshuar ‘look’ dhe veshje tërësisht, për të mos u njohur. Policia ka dyshime që ai ndihmohet nga miq, shokë, të afërm të tij. Falë aktiviteteve të paligjshme që ka kryer më parë, ka edhe mundësi të fshihet. Pasi policia mori informacionin që kishte lëvizur në Rrugën e Kosovarëve, u vërtetua nga kamerat e sigurisë dhe ishte e vërtetë”, tha Çelmeta në A2 CNN.

https://www.youtube.com/watch?v=mVB6pwmPj_c

 


Shtuar 23.06.2026 10:58

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingjojobetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomgoldenbahisTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomnerobetjojobetrobinbetjojobet girişUltrabetaadeneme bonusu veren sitelermariobetMadridbetmadridbetmariobetgoldenbahis girisHititbetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobetGrandpashabet Girişgrandpashabet giriş