JD Vance, zëvendëspresidenti i SHBA-së, ka hedhur poshtë pretendimet se deklaratat e Presidentit Donald Trump ndikuan negativisht në bisedimet e fundjavës me Iranin.
Nga Zvicra, pas disa orësh diskutimesh mbi një marrëveshje të mundshme, Vance deklaroi se komentet e Trump nuk e dëmtuan ecurinë e procesit. “Jo, ata nuk e prishën negocitatat”, tha ai.
Të lidhura
None found
Ndërsa zhvilloheshin takimet, Trump kishte paralajmëruar Iranin me masa të reja dhe i kishte kërkuar presidentit iranian që të “kishte kujdes me deklaratat”.
Vance pranoi se këto komente shkaktuan një pezullim të shkurtër të negociatave, por theksoi se dialogu nuk u ndërpre. “Pati pak kërcënime, pati pak ankesa, por në fund të ditës bisedimet vazhduan dhe bëmë përparim të madh”, u shpreh ai.
Sipas numrit dy të administratës amerikane, përfaqësuesit e SHBA-së u kanë bërë të qartë iranianëve se Presidenti Trump do t’u përgjigjet deklaratave që Uashingtoni i konsideron se kanë nevojë për korrigjim.
Negociatat mes SHBA-së dhe Iranit po vazhdojnë, ndërsa të dyja palët synojnë të arrijnë një marrëveshje për çështjet e sigurisë dhe programin bërthamor të Teheranit.
