Rama për garën në krye të LDK-së: Procesi është demokratik

“Këtu e di që kemi demokraci, a po. Zgjedhje demokratike”, u shpreh Përparim Rama lidhur me kandidaturën e tij për drejtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Të lidhura

None found

Kryetari i Prishtinës u pyet se si e kishte pritur partia njoftimin për kandidimin e tij.

Rama tha se kandidatura ishte diskutuar më herët me strukturat e partisë, konkretisht në janar: “Kemi pasë moti, në janar”.

Më 30 korrik, Lumir Abdixhiku u rikonfirmua në detyrën e kryetarit të LDK-së, transmeton Klankosova.tv.


Shtuar më 20.10.2026 14:16