Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës është njoftuar për atë që u përshkrua si “një seri sulmesh të vazhdueshme dhe shqetësuese ndaj institucioneve, organizatave dhe qytetarëve bullgarë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, sipas raportimit të “BGNES”.
Ky shqetësim u paraqit në një letër të eurodeputetes Denica Saçeva, dërguar Presidentit Pablo Espan dhe anëtarëve të grupit EHP/HD PSSE, pak përpara nisjes së sesionit veror të asamblesë që mbahet në Strasburg nga 22 deri më 26 qershor.
Të lidhura
None found
Në letrën e saj, Saçeva vlerëson se djegia e dy automjeteve diplomatike përpara ambasadës bullgare në Maqedoni nuk duhet parë si një ngjarje e veçuar.
Sipas saj, ky incident bën pjesë në një varg më të gjerë dhe shqetësues sulmesh që, gjatë viteve të fundit, kanë shënjestruar institucionet, organizatat dhe qytetarët bullgarë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ajo solli në vëmendje edhe “sulmin ndaj Qendrës Kulturore Bullgare në Maqedoni në vitin 2023, vandalizmin ndaj Ambasadës Bullgare në janar 2026, zjarrvënien e Klubit Kulturor Ivan Mihajllov në Manastir dhe sulmin serioz ndaj Hristijan Pendikov, sekretarit të Klubit Kulturor Car Boris III në Ohër”.
Saçeva theksoi se këto episode, sipas saj, pasqyrojnë një prirje të vazhdueshme dhe shqetësuese armiqësie ndaj institucioneve, organizatave dhe qytetarëve bullgarë në Maqedoninë e Veriut. Ajo e lidhi këtë klimë me retorikën negative ndaj Bullgarisë dhe bullgarëve në disa debate politike dhe publike, me reagimin e pamjaftueshëm ndaj gjuhës së urrejtjes, si edhe me mungesën e parandalimit efektiv ndaj personave përgjegjës për veprime të tilla.
