Bedri Krasniqi, 50 vjeç, nga fshati Negroc i Drenasit, dyshohet se ka ndërruar jetë si rezultat i goditjes nga rryma elektrike.
Rastin e vdekjes e ka konfirmuar Qendra Klinike Universitare e Kosovës, e cila njoftoi se pacienti nuk arriti të mbijetojë, edhe pse ndaj tij u aplikuan përpjekje të vazhdueshme dhe trajtim intensiv nga ekipi mjekësor.
Të lidhura
None found
“Pacienti B. K., mashkull, rreth 50 vjeç, nga Drenasi, është paraqitur në Qendrën Emergjente të QKUK-së. Menjëherë pas pranimit, ekipi mjekësor ka ndërmarrë të gjitha masat dhe procedurat e nevojshme diagnostike dhe terapeutike, në përputhje me protokollet mjekësore në fuqi. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme dhe trajtimit intensiv nga ana e stafit të Qendrës Emergjente, pacienti nuk ka arritur t’i mbijetojë gjendjes së rëndë klinike dhe është konstatuar vdekja e tij”, deklaroi zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla.
Pas lajmit për vdekjen e tij, ka reaguar edhe kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili shprehu dhimbje dhe i dërgoi ngushëllime familjes Krasniqi.
