Botërori 2026 me 48 skuadra po justifikon zgjerimin, ekipet e reja po rrisin nivelin e garës

Pas 24 ndeshjeve të para të Botërorit 2026, formati me 48 kombëtare nuk ka prodhuar valën e përballjeve të pabarabarta që shumë e kishin parashikuar pas zgjerimit të turneut.

Kur FIFA mori vendimin për ta çuar Kupën e Botës nga 32 në 48 përfaqësuese, nuk munguan paralajmërimet se hyrja e skuadrave me renditje më të ulët do të dobësonte cilësinë e kompeticionit dhe do të sillte më shumë humbje me diferenca të thella.

Të lidhura

None found

Por ecuria e deritanishme e garës nuk i konfirmon plotësisht këto shqetësime.

Statistikat tregojnë se pas 24 takimeve të para, diferenca e përgjithshme e golave është 35, po aq sa ishte në të njëjtën pikë të Botërorit “Katar 2022”. Në të njëjtën kohë, numri total i golave ka shkuar nga 57 në 75.

Natyrisht, nuk kanë munguar fitoret e thella. Gjermania e mundi debutuesin Curaçao me rezultatin 7-1, ndërsa Kanadaja fitoi 6-0 ndaj Katarit. Nga ana tjetër, Haiti u rendit mes skuadrave të para që u eliminuan, pas vetëm dy ndeshjesh.

Sidoqoftë, disa përfaqësuese më pak tradicionale kanë spikatur ndjeshëm. Kepi i Gjelbër, që në nisje të turneut ishte kombëtarja e pestë me renditjen më të ulët dhe një nga shtetet më të vogla që ka arritur ndonjëherë të marrë pjesë në Kupën e Botës, barazoi 0-0 me Spanjën, kampione e Evropës.

Edhe Republika Demokratike e Kongos ka dhënë sinjale të forta, duke marrë një barazim 1:1 ndaj Portugalisë së Cristiano Ronaldos. Për këtë përfaqësuese, kjo është vetëm pjesëmarrja e dytë në një Botëror, pas paraqitjes së vitit 1974 si Zaire.

Ndërkohë, Zelanda e Re, skuadra me renditjen më të ulët mes të gjitha pjesëmarrëseve, siguroi një pikë të rëndësishme falë barazimit 2-2 kundër Iranit.

Sipas trajnerëve, lojtarëve dhe analistëve, ky rivalitet më i madh lidhet me zhvillimin e futbollit në shkallë globale, me praninë në rritje të futbollistëve nga vendet më të vogla në kampionatet elitare, me ndikimin e trajnerëve më cilësorë, si dhe me qasjen më të lehtë në metodat bashkëkohore të përgatitjes taktike dhe fizike.

Selektori i Meksikës, Javier Aguirre, vlerësoi standardin konkurrues të këtij edicioni të Botërorit.

“Është shumë e vështirë të fitosh. Më ka befasuar sa të balancuara janë ndeshjet. Është folur shumë për formatin me 48 ekipe, por përveç Gjermanisë, që krijoi diferencë të madhe me shumë gola, pothuajse çdo ndeshje tjetër ka qenë jashtëzakonisht e vështirë”, deklaroi ai.

Një qëndrim të ngjashëm mbajti edhe trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, pas barazimit ndaj Kepit të Gjelbër.

“Kjo ndeshje na tregoi se Kupa e Botës është një turne me shumë ekuilibër. Është jashtëzakonisht e komplikuar”, u shpreh De la Fuente.

Në anën tjetër, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, është përballur me kritika nga federata të ndryshme të Azisë, Afrikës dhe Karaibeve, pas raportimeve se ai kishte sugjeruar që zgjerimi i Botërorit kishte sjellë ndeshje më pak tërheqëse.

Këto federata reaguan duke theksuar se futbolli nuk u përket vetëm disa vendeve të caktuara, por se fuqia e tij buron pikërisht nga karakteri universal dhe përfshirja globale.


grandpashabetcasibommatbetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerpadişahbetzirvebetholiganbetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetgalabetcasibomGrandpashabetGrandpashabetBets10grandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobet girişbetkomMeritking Girişaajojobet girişdeneme bonusuMadridbetPusulabetPusulabetMadridbetholiganbetjojobetGrandpashabet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Giriş