Kontingjenti i parë shqiptar i helikopterëve është nisur për t’iu bashkuar misionit të NATO-s, KFOR, në Kosovë, bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi.
Në mision marrin pjesë 13 efektivë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Nufi tha se angazhimi i tyre tregon profesionalizmin e ushtarakëve shqiptarë dhe përkushtimin e Shqipërisë në rolin e saj si aleate e NATO-s.
Të lidhura
None found
Ministri vuri në dukje se pjesëmarrja në KFOR ka rëndësi të veçantë për Shqipërinë, si për shkak të lidhjeve historike e vëllazërore me Kosovën, ashtu edhe për sigurinë e përbashkët në rajon.
Sipas Nufit, stabiliteti dhe siguria e Kosovës ndikojnë drejtpërdrejt në paqen dhe sigurinë e Shqipërisë dhe të rajonit në tërësi.
“Ky mision është veçanërisht i rëndësishëm për Shqipërinë, jo vetëm për lidhjet historike dhe vëllazërore me Kosovën, por edhe sepse siguria dhe stabiliteti i saj janë të lidhura ngushtë me paqen dhe sigurinë e Shqipërisë dhe të gjithë rajonit tonë”, shkroi Nufi.






