Glen Daja nuk humbet kohë, “përvesh mëngët” dhe përgatit Elbasanin për sfidën me kryesuesit

Vendosja e Glen Dajës në krye të stolit konfirmon ambiciet e verdhebluve për t’u rikthyer te rezultatet pozitive dhe për t’u ngjitur më lart në renditjen e klasifikimit. Fakti që Glen Daja ka punuar më parë krah të atit te Dinamo, një njohës i thellë i futbollit shqiptar, tregon përvojën e tij të kalitur, të cilën do të synojë ta investojë në mënyrën më të mirë të mundshme te nënkampionët e Superiores.

Ekipi i Elbasanit ka zhvilluar seancën e parë stërvitore nën drejtimin e trajnerit të ri Glen Daja. Në fotot e publikuara nga klubi në rrjetet sociale, Daja shihet teksa jep udhëzimet e tij të para, ndërkohë që grupi është stërvitur i plotë për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës në kampionat, atë kundër Teutës në Durrës.

Të lidhura

None found


Shtuar më 21.10.2026 15:08