Një përballje historike në ring mes boksierit shqiptar Nelson Hysa dhe ikonës Tyson Fury duket plotësisht e realizueshme. Kohët e fundit, emri i shqiptarit është lakuar si një rival i mundshëm për britanikun, madje kjo është përmendur edhe nga vetë Fury.
“Dhe Nelson ka qenë një nga emrat për të cilin është folur. Është i renditur lart dhe i pamposhtur, artist në KO. Ndaj ka qenë një nga djemtë për të cilët është folur gjithashtu”, ka deklaruar më herët boksieri britanik.
Të lidhura
None found
Tani ka ardhur edhe reagimi i shkodranit, i cili ka zgjedhur të flasë përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale. Nelson Hysa i drejtohet Furyt me një mesazh të qartë, duke i bërë të ditur se është gati për këtë duel dhe se pret vetëm kontratën.
“Tyson Fury, çfarë kënaqësie që të përmendesh si kundërshtari yt i mundshëm. Do të ishte nder që të ndaja ringun me një legjendë si ti. Jam gati, po punoj fort çdo ditë, dhe nëse mundësia vjen, më dërgo kontratën”, shprehet Hysa.
